Rep-artisti i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi së fundmi ka zbuluar që ka bashkëpunuar për projektin e ri me këngëtaren e njohur gjithashtu me famë botërore, Rihannën.

Këtë artisti e ka bërë përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram, të cilën më pastaj e kishte fshirë.

Këtë moment ka arritur ta sigurojë “Xing.al”, ku shihet që artisti ka etiketuar Dj Snake dhe Rihannën.

“Kur të dalë kjo” kishte shkruar artisti në mbishkrimin e videos së publikuar, ku shihej duke kënduar.

Nëse ky bashkëpunim do të ndodhë, atëherë do të jetë hera e parë që një artist shqiptar bashkëpunon me Rihannën.

“Wink Emoji” është projekti i fundit muzikor i Gashit që është në bashkëpunim me Yung Pinch.

Kënga është publikuar më 10 maj dhe deri më tani numëron mbi 384 mijë klikime në kanalin Youtube.

MUND TË JU PËLQEJNË