Artistja e njohur, Rina Balaj mbetet ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare.
Krahas karrierës, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku për fansat sjell fotosesione të ndryshme.
E veshur me një palë sytjena sportive të kombinuara me xhinse ndërsa shihet me flokët të shkurtra dhe pa makijazh, krijuesja e hitit “Bad Rosita” dukej në super formë.
Përmes mbishkrimit në postim, Rina ka lënë të kuptohet se është drejt finalizimit të një projekti të ri muzikor.
Përndryshe, këngëtarja nga Istogu së fundmi është zhvendosur në Greqi bashkë me partnerin e saj, Sin Boy.