Rita Ora sapo ka dhënë lajmin e hidhur për të gjithë fansat e saj.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare përmes një postimi të bërë në InstaStory ka bërë të ditur se ka anuluar koncertet:

“Jam shumë e trishtuar që duhet t’i njoftoj të gjithë ata që ndjekin festivalin Solstic në Islandë të dijnë se unë nuk do të jem në gjendje të performoj siç është planifikuar. Unë kam qenë duke luftuar me infeksion në gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët e mi për të pushuar pak kohë që të shërohem.

Isha shumë e entuziazmuar që të kaloj kohë në Islandë dhe të bëhem pjesë e këtij festivali. Unë kurrë nuk bëj asnjë anulim të lehtë, pasi jam gjithmonë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për performanca dhe i dua performancat. Unë jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer që kjo do të thotë të braktisësh fansat e mi të mrekullueshëm. Më vjen keq që nuk jam aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Pres që të festoj Solsticin 2020 me ju!”, ka shkruar Rita Ora në Instagram./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË