Rita Ora është shprehur shumë krenare për pjesëmarrjen e saj në një mision të tillë.

Rita Ora ka postuar një shkrim në Instagram, lidhur me dokumentarin e publikuar nga Soccer Aid, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja muaj më parë ishte kthyer në vendlindjen e saj si një ambasadore e Unicefit për një mision bamirësie, dhe pas publikimit të dokumentarit prishtinasja është shprehur shumë e lumtur me këtë veprimtari.

Ajo shkroi në Instagram: “Unë jam shumë krenare që përfaqësoj Unicefin, dhe jam mirënjohëse për mundësinë e dhënë që me platformën time mund të ndriçoj çështjet e mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve anembanë botës.

Paratë e fituara nga socceraid do të ndihmojnë në ndryshimin e jetës së fëmijëve në mbarë botën.

MUND TË JU PËLQEJNË