Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Sydney të Australisë.
Ajo ka shkuar atje e shoqëruar nga bashkëshorti dhe familja e saj.
Së fundmi, artistja rishpërndau në InstaStory një fotografi të publikuar nga një prej faqeve të saj të fansave, ku shihej me burrin e saj, Taika Waititi.
Fotografia është realizuar në pas-ndejën e mbrëmjes së çmimeve “Oscars” ku çifti kanë pozuar të shtrirë në dysheme, në pozicione të kundërta por të bashkuar te pjesa e sipërme.
Ata shihen të lumtur dhe të buzëqeshur në këtë imazh, i cili dëshmon edhe një herë dashurinë e madhe që dyshja kanë për njëri-tjetrin.