Rita Ora ka bërë një intervistë për gazetën zvicerane 20minuten.

Këngëtarja ka mbajtur një koncert në Cyrih si pjesë e turneut të saj ‘Phoenix’.

Në një intervistë për “20min” në Zvicër, Rita Ora tha se do të ishte e mrekullueshme nëse do të incizonte një këngë në gjuhën shqipe.

Një festival i ri në Cyrih i është kushtuar tërësisht kulturës muzikore shqiptare-kosovare, këtë verë.

Për “20minuten”, Rita e pyetur se cila është marrëdhënia që ka me Kosovën tha se edhe pse është e rritur në Londër, prindërit e saj i kanë mësuar shumë për vendlindjen andaj gjithmonë ndihet krenare për Kosovën.

Ajo po ashtu tha se Kosovën e viziton aq shpesh sa mundet.

E pyetur se çfarë do të thotë për të, të jetë Ambasadore Nderi e Kosovës, Rita tha “Është një nder i madh për mua që të kem mundësinë të përfaqësoj vendin tim në këtë mënyrë, unë marr detyrat e mia shumë seriozisht”.

Në këtë intervistë, Rita foli edhe për suksesin e këngëtareve shqiptare në botë, ku tha se muzikën e kemi në gjak.

“Muzika dhe vallëzimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është e mrekullueshme që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë në të gjithë botën”, shtoi Rita.

Duke folur rreth festivalit “Alba” që do të mbahet në Zvicër me shumë artistë të njohur shqiptar, Rita u pyet edhe nëse do të realizonte ndonjë ditë këngë në shqip.

“Do të ishte e mrekullueshme të bëja një këngë në gjuhën shqipe, një ditë”, deklaroi ajo.

Festivali Alba do të mbahet më 29 dhe 30 qershor në Cyrih.

MUND TË JU PËLQEJNË