Vala

Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shfaqet me flamurin shumëngjyrësh.

Këngëtarja shqiptare është një nga artistet e shumta që shfaqin haptasi përkrahjen e tyre për komunitetin LGBTI, shkruan lajmi.net.

Këtu mund ti shihni mendimet e disa yjeve lidhur me LGBTI-n.

Drew Barrymore

Aktorja tregoi se është biseksuale në një intervistë në vitin 2003.

“A i dua femrat seksualisht? Po, i dua. Krejtësisht. Gjithmonë e kam konsideruar veten biseksuale … Më pëlqen trupi i një gruaje. Unë mendoj se dy gra janë të bukura së bashku, ashtu si një burrë dhe një grua. Kur je me një grua, është sikur të eksplorosh trupin tënd, por përmes dikujt tjetër”.

Megan Fox

Bukuroshja në vitin 2011 kishte dhënë një deklaratë për revistën ‘Esquire’.

“Unë mendoj se njerëzit lindin biseksualë dhe sjellin zgjedhje të pandërgjegjshme të bazuara në presione sociale. Nuk dyshoj aspak në biseksualitetin tim”.

Rita Ora

Këngëtarja zbuloi orientimin e saj seksual kur spoti i saj për këngën ‘Girls’ mori kritika për shfaqjen e biseksualëve.

Ajo shkroi në Twitter:

“Girls” është shkruar për të paraqitur të vërtetën time dhe ky është një tregim i saktë dhe i ndershëm i përvojës sime. Kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat gjatë gjithë jetës time, dhe kjo është rruga ime personale”. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË