fbpx

Rita Ora tregon format e përkryera të trupit, teksa del në shëtitje buzë plazhit në Sydney

nga Revista Kosovarja

Rita Ora së fundmi është kthyer në Australi me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Dhe pas një qëndrimi në karantinë për disa ditë, këngëtarja shqiptaro-britanike u pa duke shijuar pak ajër të pastër në periferi të plazhit Clovelly të shtunën.

Anëtarja e jurisë së spektaklit “The Voice Australia”, 31 vjeçe, tregoi fizikun e saj në formë të përkyer, e veshur me një veshje sportive ngjyrë gri.

Për aksesorë, ajo shtoi një çantë dore shumëngjyrëshe të markës “Louis Vuitton” në pamjen e saj, teksa kishte veshur çorape dhe atlete.

Krahët e tonifikuar të 31-vjeçares ishin të ekspozuara, si dhe barku i saj, të cilët vështronin në veshjen e saj unike sportive-luksoze.

Rita i lidhi flokët e saj bjonde për një shëtitje të rastësishme dhe realizoi një grim minimal në fytyrë, duke zgjedhur të vizatonte vetëm vetullat e saj.

Gjatë shëtitjes së saj, Rita u sigurua se po praktikonte rregulla të sigurta ndaj COVID-it duke vendosur një maskë në fytyrë ndërsa ishte pranë anëtarëve të tjerë të publikut.

Në fillim të kësaj jave, Rita kaloi karantinën e detyrueshme në një shtëpi me të dashurin e saj, Taika, regjisor i “Free Guy”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]