Vala

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për të gjithë publikun në mbarë botën.

Siç dihet, këngëtarja po bën një turne në disa shtete të botës, për të performuar këngët e saj dhe mbrëmjen e kaluar ishte në Londër ku dhuroi një performancë të jashtzakoshme për fansat.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar disa video nga koncerti ku i falënderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë. Rita përmend faktin se të qenit nga një vend i vogël si Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por dha një mesazh duke treguar se me anë të durimit arrihen gjithçka.

“Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekond, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar e kisha seriozisht. Fansave të mi dua ti them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua”, shkruajti Rita në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË