Çifti i njohur anglez pas rreth dy vjetëve martesë janë ndarë vitin e kaluar, në muajin korrik dhe kanë mbetur miq për hir të djalit të tyre Bear.

Kaq kohë pas ndarjes Liam Payne ka lënë të kuptohet që ka qenë xhelozia shkaku që çoi në ndarje me 36-vjeçaren Cheryl. Gjatë një interviste për “Closer” ai la të kuptohej se dueti i tij me këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora ishte një nga arsyet e xhelozisë së ish-bashkëshortes së tij.

Ata kanë kënduar së bashku këngën “For You” pjesë e filmit “The 50 Shades Freed” ku janë shfaqur mjaft të afërt gjatë perfomancës së tyre. Gjithashtu Liam theksoi se me Ritën kanë qenë vetëm shokë dhe se ishte shumë komode në punë. Nga të gjithë bashkëpunimet e tij ai adhuron pikërisht atë që ka pasur me Ritën.

MUND TË JU PËLQEJNË