Rita Ora në mesnatë befasoi të gjithë me një fotografi.

Rita Ora në orët e vona publikoi një fotografi, në të cilën u shfaq tërësisht e zhveshur.

Këngëtarja gjendej në dhomë të hotelit teksa po përgatitej për performancë, ndërsa pas saj gjendej një mashkull.

Por, Rita u pendua dhe e fshiu menjëherë këtë foto.

Pas koncertit që e mbajti mbrëmë në Finlandë, këngëtarja shqiptare ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Në fotografitë që i postoi së fundi në Instagram, Rita u shfaq në aeroportin e Frankfurtit, kësaj radhe me një stil interesant.

Me pantallona të gjatë, këmishë të shkurtër e me kapele, Rita këtë herë erdhi në stilin e ‘kowboy’.

“Frankfurt ne kemi arritur, shihemi në skenë më 5:20”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se do të performojë në “Wireless Festival”. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË