Është e zakonshme në spektrin medial kudo në botë që çdo bashkim a ndarje mes të njohurve të përcillet me bujë mediatike, shkruan “Kosovarja”.

Pra, asgjë e re as në rastin e ndarjes mes Robert Berishes e Nora Istrefit, çiftit të këngëtarëve që për 13 vite kanë mbajtur gjallë kureshtjen e publikut.

Nora e Roberti janë ndarë, në dukje paqësisht, por prapa kanë lënë një valë të tërë thashethemesh që po vazhdojnë të qarkullojnë fuqishëm, shkruan “Kosovarja”.

Mes komentesh, ka shumë fansa që shprehin keqardhje për ndarjen e çiftit.

Ndryshe, po thuhet se Nora është në lidhje me një avokat, e Roberti me një modele te famshme.

Emrat e këtyre partnerëve të rinj të ish çiftit tashmë po qarkullojnë nëpër redaksitë e mediave, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË