Artisti Robert Berisha së fundi ishte krye tema e mediave rozë duke qenë se konfirmoi zërat se është në lidhje të re.
Në bazë të atyre që ka zbuluar këngëtari besohet se është fjala për modelen e njohur kosovare, Laureta Maqedonci.
Si duket dyshja tanimë janë të pandarë, kjo pasi Roza Lati zbuloi së fundi se Laureta po e shoqëronte Robertin në intervistën e tij në, ‘Why Not’.
Kujtojmë se pasi Roberti zbuloi këtë detaj, raporti me ish partneren, Nora Istrefin duket se është ftohur pasi ata më nuk ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’.