Robert Berisha ka konfirmuar se i ka dhënë fund martesës me Nora Istrefin.

Ai këtë e kishte bërë përmes llogarisë personale në Instagram duke zyrtarizuar shkurorëzimin prej këngëtares, me të cilin ka një vajzë të pagëzuar me emrin Renee.

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuae që keni me marr vesh prej meje e skeni nevojë me u lodhë e me klikuar në çdo titull që e bëjnë portalet.

Është punë e tyre dhe mjeshtri e gazetarëve që din me nxjerrë asi tituj. Unë edhe Nora nuk jemi më bashkë, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mirë deri në vdekje…

Nëse nuk ka më dashuri mes nje çiftit, nuk dmth me bë armik e me ja kthyr shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe qatë që sju don të mirën se sen sbohet.

Përmes këtij postimit Nora Istrefin e falënderoj shumë që ma ka sjell në jetë nje fëmijë si Renee…edhe shum kujtime të bukura prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. Të uroj të gjitha të mirat”, ka shkruar Roberti.

Por, këtë mesazh të sjell në rrjetet sociale e ka fshirë duke mos dhënë ndonjë shpjegim se çka ndodhur në realitet.

Mbetet të shihet në ditët në vijim të shihet se a ka ndonjë ndryshim pasi që deri më tani Nora nuk ka reaguar rreth pohimit të këngëtarit.

Ndryshe, Roberti është duke punuar në video projekte të reja muzikore gjersa gjatë verës ka mbajtur disa koncerte.

MUND TË JU PËLQEJNË