Dy këngëtarët e njohur të estradës ditë më parë i dhanë fund lidhjes 13 vjeçare të dashurisë. Këtë vendim të tyre Nora Istrefi dhe Robert Berisha e bën edhe zyrtarisht.

Ishte Nora ajo e cila dy javë më parë e ka dorëzuar padinë në gjykatë për divorc nga Roberti, shkruan “Kosovarja”.

Kurse Roberti e njoftoi publikun me një status në facebook ku tregonte se martesa e tyre ka marrë fund por që miqësia do të vazhdoj akoma.

Për ‘krizat’ e martesës publiku dinte pak a shumë, mirëpo se puna do vinte deri këtu ishte shokuese për të gjithë.

Ndërkohë që njerëzit po merren me detajet e kësaj ndarje, personazhet po vazhdojnë jetën e tyre.

Roberti është aktiv në rrjetet sociale ku ndanë imazhe të ndryshme nga aktivitetet e tij.

Kurse sonte ai publikoi një fotografi të vajzës së tij Renee, të cilën e ka veshur me një fustan elegant si të nuseve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË