Vala

Ronela Hajati ka njoftuar se i ka të gatshme tri këngë.

Këtë lajm, këngëtarja e dha përmes një instastory ku edhe tregoi pse nuk po i publikon videoklipet.

“Tri këngë të reja. Prisni vetëm edhe pak. Duhet të jetë shumë vapë me i pa klipet, me këtë kohë s’shkon”, ka shkruar Ronela.

Meqenëse moti mbi vendin tonë dhe Shqipëri, aktualisht është me shi, Ronela ka vendosur ta presë të dalë dielli për t’i lëshuar ato.

Deri atëherë, mund ta dëgjoni këngën e saj të fundit të titulluar “Pa dashni”./Prive.al

MUND TË JU PËLQEJNË