Ronela Hajati ka njoftuar se kënga e re do të publikohet së shpejti.

Ronela Hajati nuk ka ndërmend të ndalet sjelluri projekte të reja, pas bashkëpunimit me Don Phenom këngëtarja ka gati edhe këngën e re.

2 javë më parë këngëtarja nga Shqipëria kishte lansuar duetin me Don Phenom. Por tani përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Ronela njofton se së shpejti do të publikohet edhe kënga e re.

Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të publikohet videoklipi i ri, ajo konfirmoi se ‘Lage’ do të titullohet kënga e re. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË