fbpx

Rovena Stefa zbulon shumën marramendëse që ka fituar nga TikTok: Paguaj edhe tatimet

nga Revista Kosovarja

Rovena Stefa është nga këngëtaret shqiptare më aktive në rrjetin sociale ‘’TikTok’’ me video të shumta nga jeta e saj, puna rreth muzikës e përditshmëria e saj.

E koha e dedikuar duket se i është shpaguar pasi nga TikTok ajo thotë se është paguar shumë.

Gjatë një interviste për “ATV”, këngëtarja tha për një muaj gjatë kohës kur ishte më aktive ka fituar 100 mijë dollarë. Po ashtu ajo ka shtoi se paguan tatimet ndaj TikTok, madje ky apliakcion i merr asaj 50% të fitimeve.

“Nuk e di tani me disa pagesa të reja, nuk e di. Kam fituar ato muaj që kam qenë më aktve rreth 100 mijë dollarë. Nuk kam kohë të jem aktive, është për ata njerëz që punojnë gjithë ditën në TikTok. Tani kush nuk i do paratë, të gjithë i duan paratë. Dhuratat i pranon edhe mbreti, ato vijnë edhe nga fansa dhe njerëz që t’i japin me zemër“, tha këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ROVENA STEFA (@rovenastefa)

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]