‘Albanian Post’ i Baton Haxhiu ka bërë një matje të opinionit në fund të muajit janar dhe ditën e parë të muajit shkurt. Fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 51.3 për qind .
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e dyta më 15.5 për qind. Sipas sondazhit, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e treta me 13.2 për qind dhe AAK vetëm 5.5 për qind.
Përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, VV së bashku me Listën e Vjosa Osmanit do t’i kenë 58 deputetë e ndjekur pas nga LDK me 18 deputetë. Ndërkaq PDK, sipas sondazhit, pritet t’i fitojë 16 deputetë dhe AAK 8 deputetë, shkruan Reporteri.net.
Margjina e gabimit të këtij hulumtimi është 1.5%.