Ka kohë që është larg mediave, e kjo ka bërë që edhe publiku ta djejë mungesën e saj. Moderatorja Elita Rudi megjithatë ka qëndruar afër tyre përmes rrjeteve sociale, shkruan “Kosovarja”.

Ajo dhe reperi i njohur Gjiko para disa muajsh u bënë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur “Zëri”.

E nga koha që është bërë nënë ajo vazhdimisht ka ndarë imazhe të ndryshme me të birin dhe dedikimet që ia bën vazhdimisht, duke treguar se sa lumturinë ia ka sjelluar ai.

Por nuk mungojnë as fotografitë e saj që shfaqë bukurinë dhe elegancën. Njihet si femër e bukur dhe me stil, por a ka qenë gjithmonë e tillë Elita?

Fotoja e fundit e saj e realizuar në vitin 2015 na tregon se aedhe atëherë ishte e njejta sa i përket elegancës dhe sharmit. Me një fustan ngjyrë të kuqe Elita mahnitë me pamjen.

Ndryshe, moderatorja ka zbuluar se do ti kthehet ekranit diku rreth muajit shtator apo tetor./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË