Shtëpia e “Big Brother Albania VIP” është kthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe ka kaluar pritshmëritë e ndjekësve e shikueshmërisë.
Kjo gjë është reflektuar edhe në rrjetet sociale të secilit prej banorëve. Numri i ndjekësve të tyre është rritur ndjeshëm që nga nisja e rrugëtimit të tyre në “BB VIP”.
Megjithatë, banori i shtëpisë që ka më shumë ‘followers’ e gëzon këtë shifër të madhe që para hyrjes së tij në ‘reality shoë’-n.
Bëhet fjalë pikërisht për banorin më të ri, Dritan Bramën, i cili duket shumë aktiv në rrjete sociale si dhe numëron një numër të konsiderueshëm të ndjekësve.
Brama rezulton të jetë momentalisht banori më i ndjekur në “Big Brother VIP” me plot 4.2 milionë njerëz. Profesioni dhe aktivitetet e ndryshme e kanë bërë që të marrë vëmendje me videot që herë pas here ndan me fansat.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se prezantuesja e spektaklit Arbana Osmani na tregoi disa detaje të pathëna më parë rreth “Big Brother VIP”, përfshirë kështu edhe ngjarjet më të komentuara sipas saj.
“Do thoja hyrja e Borës në shtëpi, puthja me Donaldin, largimi i Fifit, momenti kur ajo është ndjerë keq brenda në shtëpi në një transmetim live, apo dalja e papritur e Big Mamës nga shtëpia.
Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë!”– tha ajo.