Përshëndetje zonja magjistare. Jam një grua 41 vjeçare, jetoj në Prishtinë. Të lutem mos m’i boto të dhënat e mia. Gjithë jetën i kam besuar burrit dhe e arsyetoja edhe per vonesat në shtëpi , bile dhe atëherë kur ndonjëherë edhe mungonte 2-3 ditë.
Budallica unë, mendoja se ka aq shumë punë me biznesin e vet, për të cilin shpeshë fliste dhe tregonte që e ka ortakllëk e me një shok të vetin me të cilin shoqërohej më së shumti.
Tash, para pak ditësh, kur i thash , se ka të drejtë me dal nga izolimi , pasi ka kompani dhe gjithë ato mjete transporti , merrne mend , tek atëherë më tregon, se e kishte tradhtue ai shoku i tij dhe se i kishte shitur shliperat e kishte ikur jasht vendit.
Kjo përgjigje e tij, m’ shtyni dyshime, por edhe bindje , se ky nuk paska pasur asgjë , as kurfarë hise në këtë firmë a cka ka qenë. Është tregim i hidhur ky , të cilin krejt ia kisha falur, por s’po di ç ‘ me bë tash, kur ma ka kthye dhunën.
Nga ajo ditè ka ndryshuar shumë. Po më rrah shpeshë. Nuk kam rrugë tjetër, pos ta paraqes , nëse edhe e vazhdon torturên nê mua , psdi falê Zotit ka tri dité që e ka ndalê dorën mbi mua.
Çka të bëjë motër e dashur, nëse vazhdon maltretimin. A jetohet nën dhunë të burrit ? Une e di se kjo gjendje e ka bërë nervoz, por nuk e kam pru punën deri aty, sa me pas kësi sjellje ai ndaj meje, sepse tërë jetën e kam pritur me moral në shtëpi.
Nëse tutje çon dorë në mua, a ta paraqes , për dhunë, motër e dashur. Jam në dilemë, sepse, në momentin që e paraqes burrin për dhunë , nuk di , a mbetet më për të jetuar me te bashkë. Cka të bëj? “ Pa shifër”
PËRGJIGJA
Para së gjithash ,dhuna në familje është e patolerueshme. Por, përditë , fatkeqësisht, në këtë kohë pandemie po kemi rritje të dhunës në familje ,por gratë janë ato që mund ta çrrënjosin dhunën duke I lajmëruar e paraqitur rastet.
Falë Zotit të madhërishëm ne e kemi tani shtetin tonë, e kemi policinë tonë,gjygjësinë tonë dhe flasim shqip. Prandaj, dhunën nuk kemi nevojë ta durojmë asnjëra prej grave tona.
Unë e di, nëse cdo grua e lajmëron burrin për dhunë ndaj saj, kjo gjë merr përmasa edhe mediatike por edhe burrat do mësohen të jenë paqësorë me gratë. Grave askush nuk u ka falur lirinë,sepse po kështu ka qenë edhe në Amerikë dhe Evropë,por guximi i grave ka çuar te avancimi i të drejtave dhe lirive të tyre në praktikë dhe, nga kjo situatë rrjedh edhe struktura gjinore e përfaqësimit të grave në institucione.
Duhet kuptuar, se jo rrallë, gruaja dhe burri janë edhe “armiq të dashur” . E qesin kokën me një jastëk ,por janë të predispozuar ta zënë njëri tjetrin në aut apo në amoralitet në mënyrë që të dinë cka po ndodh me partnerin-en.
Megjithatë, në rastin tënd,nuk shoh akoma që është tepruar shumë. Por, nëse kjo gjendje eskalon në teprim, paraqite ku është vendi.
Besoj se pajtohesh edhe ti, se nuk duhet të paraqitet burri në organet e rendit për gjithcka. Të kuptohemi se, ka edhe gra që kanë shumë gabime,por nëse dhuna bëhet sistematike, duhet të parqitet rasti dhe kjo u jep mendje burrave. Mos mendo, se në botë, ka burra aq të mirë, që i durojnë gratë tamam siç thonë kushtetutat. Por, e vërteta është se, ligji I bën të gjithë burra të mirë dhe gra të mira