E panë më të arsyeshme ndarjen, se sa vazhdimin e një martesë të ‘dështuar’.

Kaq e kishin, trembëdhjetë vite jetuan bashkë duke ndarë momente, emocione, ngjarje e kujtime të shumta, të cilat nuk janë se harrohen lehtë, shkruan “Kosovaja”.

Megjithatë Nora Istrefi e Robert Berisha i ndanë rrugët duke preferuar të nisin një jetë ‘të re’, mbase më e mirë ku i dihet.

Por kjo ngjarje, konkretisht lajmi për ndarjen e tyre erdhi si i papritur për publikun, ndonëse thashethemet kanë qarkulluar edhe më herët për krizën e çiftit.

Dyshja ishin familje që u pëlqyen nga njerëzit, pasi u panë të përshtatshëm të cilët krijuan një kornizë të lumtur familjare.

Për gjitha këto vite e këto ngjarje, Nora nuk e pa të arsyeshme të delkarohet apo ti thotë dy fjalë për publikun, si duket qe e kënaqur me njoftimin e Robertit për ndarjen e tyre.

Menjëherë pas ndarjes filluan të qarkullonin lajmet për lidhjet e mundshme të dyshes.

U tha se Nora po mbanë një unazë të re, ndërkohë që për Robertin u flit se është në lidhje me modelen e njohur shqiptare Jessica Kadiun, shkruan “Kosovarja”.

Nora sërish heshti, ndërsa Roberti e mohoi lidhjen me Jessicen. E tash publiku ka kurrshtjen të dijë si po kordinohen ata në lidhje me Reneen, ndërkohë që ajo po qëndron me nënën, sa shpesh po e takon Roberti?

Akoma nuk kanë dal me një sqarim të tyre, megjithatë Reneen po e shohim sa me Norën sa me Robertin.

Sot ajo shfaqet e lumtur në veturën e babait, i cili ka ndarë një video në Instagram që e xhiron vajzën e cila duket mjaftë këndshëm. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË