Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka ditë që është bashkuar me gruan e tij Neren e cila ishte ngujuar në Amerikë shkaku i koronavirusit.
Ardhja e saj pas disa kohësh ka lumturuar këngëtarin dhe mbarë familjen Fejzullahu, shkruan “Kosovarja”.
Sabri Fejzullahu është tip që ccdo herë e ka shprehur publikisht dashurinë ndaj bashkëshortes së tij, ndaj një gjë të tillë nuk ka hezituar ta bëjë edhe për ditëlindjen e saj.
Edhe në fjalët me të cilat e ka uruar vërehet fryma e dashurisë që i buron nga zemra.
“Me i zbritë Yjet prej qielli per Ty nuk mundem. Me të dasht’ me loçkë të zemrës deri ne frymen e fundit kam me te dasht!💯 tjera qysh na e don zemra. Lali yt”, ka shkruar Sabriu./Kosovarja/