Këtë salcë mund ta përdorni për të shoqëruar pastat ose lazanjat, por gjithashtu edhe mund ta përdorni në gatimin e gjellërave të ndryshme.

Shkon shumë me të gjitha gatimet e mishit.

Domatet lajini dhe vendosini në ujë të vluar për disa minuta.

Lërini të ftohen e më pas qërojini.

Hudhrën e grirë imët skuqeni në vaj ulliri.

Domatet pritini në kubikë të vegjël dhe hidhini tek hudhra e skuqur, shtoni borzilokun, kripën e piperin.

Salcën kaurdiseni për 7-8 minuta.

Më pas kalojeni në blender dhe bluajeni derisa të fitoni një salcë të butë.

250 gr domate

borzilok

hudhër

vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

MUND TË JU PËLQEJNË