Vala

Përbërësit

500 gr kërpudha shampinjon

30 gr kërpudha të thata

1 qepë

2 thelpinj hudhre

150 ml verë e bardhë

100 ml ajkë për gatim

2 fije trumëz

pak kripë

piper

vaj ulliri

Udhëzimet

Hapi 1 

Kërpudhat e thata mbulojini me 50 ml ujë dhe lërini të zbuten. Pastaj bashkë me ujin ku kanë ndenjur vendosini në blender dhe bluajini derisa të fitoni një pure.

Hapi 2

Në një tigan të thellë ngroheni vajin, shtojani qepën e grirë imët, hudhrën e shtypur, trumzën.

Hapi 3 

Kaurdisini të gjitha në zjarr të avashëm për 6-7 minuta derisa të zbutet qepa. Pastaj shtoni shampinjonët e prerë dhe vazhdojeni kaurdisjen edhe për 5-6 minuta të tjerë. Më pas shtoni verën e bardhë dhe ziejini të gjitha bashkë edhe për 7-8 minuta.

Hapi 4 

Më pas shtoni purenë me kërpudha, kriposini e piperosini dhe vazhdojeni zierjen edhe për 10 minuta të tjerë.

Hapi 5 

Në fund shtoni edhe shtalpën dhe vazhdojeni zierjen edhe për pak minuta derisa të fitoni trashësinë e dëshiruar të salcës.

Hapi 6 

Salca e përgatitur kështu shkon shumë me makarona, oriz ose me mish.

Hapi 7

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË