Vala

Përbërësit

1 bukë e ndenjur e vogël

2 domate

1 trangull

1 spec i kuq

1 spec i verdhë

1 qepë e kuqe

20 gjethe borziloku

1 thelpinj hudhre

½ lugëz mustardë

3 lugë gjelle uthull

½ filxhan vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Hapi 1 

Ngrohini disa lugë vaj ulliri në tigan dhe në të skuqeni bukën e ndenjur e pak të kriposur.

Hapi 2

Pritini domaten, trangullin, specat, qepën e borzilokun.

Hapi 3 

Në një enë të madhe bashkojini perimet me bukën e skuqur.

Hapi 4 

Në një enë të vogël rrahini bashkë vajin e ullirit, uthullën, hudhrën e grirë imët dhe mustardën.

Hapi 5 

Këtë masë përziejeni mirë e hidheni mbi sallatën me bukë e perime.

Hapi 6 

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË