Verës po i vjen fundi e në të njëjtën kohë po afron edhe koha e turshive. Bëjeni këtë sallatë të përzier dimri dhe kënaquni me shijen e saj gjatë stinës së ftohtë.

Perimet lajini mirë të gjitha e pritini në rrathë.

Lakrën priteni në shirita të hollë.

Karrotat ziejini për 5 minuta në ujë me kripë, më pas ftohini e pritini në rrathë.

Shtoni piperin kokërr, mustardën kokërr, gjethet e selinos.

Tek uji hidhni uthullën, kripën e sheqerin dhe përziejini mirë të gjitha.

Këtë përzierje hidhjani sallatës, mbulojeni me kapak.

Masën përziejeni cdo 2-3 orë.

Lëreni të pushojë gjatë natës e të nesërmen zbrazeni nëpër kavanozë të sterilizuar.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË