Ditën e sotme, Sara Hoxha feston 26-vjetorin e saj të lindjes.
Këtë ditë të veçantë ajo e ka pritur në mesnatë mes miqsh e njerëzish të afërt. Në një festë të kuruar në detaje, nuk munguan stafi i Top Media dhe figurat e njohura të ekranit. Midis tyre Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Isli Islami, Dojna Mema, Eduart Grishaj, Olsa Muhameti, Bora Zemani etj.
Atmosferën e ndezën reperi Mozzik dhe Ermal Fejzullahu.
Mirëpo, dhuratën më të ëmbël, Sara e mori këtë mëngjes. Ajo ka postuar në Instastory një vizatim të dy djemve të saj, London dhe Roman. “Gëzuar ditëlindjen mami! Të dua shumë” shkruajnë të vegjëlit e saj.
“S’ka dhuratë më të bukur”, ka shkruar Sara, që nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.