Ka ditë që në emisionin më të shikuar “ N’ Kosovë show” , drejtuar nga Shpëtim Desku shfaqet edhe një këngëtare e re , e cila interpreton cdo herë këngë dhe covera të këngëtarëve tjerë, shkruan “Kosovarja”.

Është kjo e reja me emrin Savana, e cila jo vec për vokalin e veçantë që posedon , por tërheqë vëmendjen edhe për bukurinë, stilin dhe përformancën e saj, elemente këto që i duhen skenës publike dhe artistike.

18 vjecarja është e lindur dhe e rritur në Suedi e që për talentin e saj është vecuar qysh në moshën e re , tek është prezentuar në organizime të ndryshme nga bashkëatdhetarët që jetojnë e veprojnë në këtë shtet.

Ju kujtojmë se, Savanna, karrierën e saj si këngëtare e zhvillon edhe në Suedi. Vlen të përmendet, së fundmi këngën e saj të dytë e titulluar “Eja” e ka realizuar me producent suedez, Johan Bejerholm, e cila edhe është realizuar me videoklip në Suedi.

Këngëtaren bukuroshe, e shohim edhe në klipin më të ri që pak ditë më parë është lansuar në tregun e muzikës , në këngën me titull “ Për dashni “ e që për këto pak ditë nga shfaqja ka fituar pëlqime gjithandej dhe po bëhet hit i kësaj stine.

E ku të mos pëlqehet , kur bashkë me zërin e bukuroshes Savana bashkangjitet edhe zëri i këngëtarit të mirënjohur Duli , i cili është i njohur për hitet e tij në gjitha trojet shqiptare.

Kënga që po pëlqehet, “ Për dashni “, mund ta dëgjoni edhe në faqen e portalit tonë, te – klipet e reja . /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË