Vala

SBASHK-u këtë javë ankohet në Apel, bllokon zëvendësimin e orëve.

Brenda kësaj jave Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) do të dorëzojë ankesë në Gjykatën e Apelit lidhur me vendimin për zëvendësim të orëve të humbura gjatë grevës.

Kjo pasi, javën e kaluar Gjykata Themelore e refuzoi padinë e SBASHK-ut, ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për kompensimin e orëve të humbura.

Sipas aktgjykimit të Themelores, vendimi i MASHT-it për kompensimin e orëve është i drejtë dhe ka për qëllim zhvillimin arsimor të nxënësve dhe aftësimin e tyre social dhe profesional.

Derisa Gjykata e Apelit ta shqyrtojë ankesën e SBASHK-ut dhe të nxjerrë një vendim përfundimtar, vendimi i MASHT-it për zëvendësimin e orëve konsiderohet i pezulluar dhe deri atëherë zëvendësimi i orëve nuk mund të realizohet. /Kohaditore/

MUND TË JU PËLQEJNË