Vala

Kush më mirë se shprehjet e thëna nga njerëz të mëdhenj, mund të na përshkruajnë ne më së miri?

Sa e sa herë mund ta keni gjetur veten në ndonjë shprehje të caktuar. Edhe në këtë artikull, mund të gjeni veten më së miri te shprehja që i përshtatet shenjës tuaj të horoskopit, bazuar në karakteristikat e gjithësecilës.

Zbulojeni si më poshtë:

Dashi
“Jam zotëruesi i fatit tim. Jam kapiteni i i shpirtit tim” (William Ernest Henley)

Demi
“Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë” (Friedrich Nietzsche)

Binjakët
“Një ditë e kaluar pa qeshur, është një ditë e çuar dëm” ( Charlie Chaplin)

Gaforrja
“Në fund vetëm 3 gjëra kanë rëndësi: Sa shumë ke dashur, sa me bujari ke jetuar, dhe sa në paqe i lë të shkojnë gjërat që nuk janë për ty” (Buddha)

Luani
“Dashuria jote më bën të fortë, urrejta më bën të pa ndalshëm (Ronaldo)

Virgjëresha
“Nuk ke jetuar sot, nëse nuk ke bërë diçka, për dikë që nuk mund të ta kthejë” (John Bunyan)

Peshorja
“Kur të ndalosh së prituri që njerëzit të jenë perfekt, do fillosh t’i pëlqesh për atë që janë” (Donald Miller)

Akrepi
“Të jesh burri më i pasur në varreza, nuk më intereson mua. Të shkosh në krevat çdo natë me shpresën se ke bërë diçka, kjo më intereson” (Steve Jobs)

Shigjetari
“Udhëto sa më shumë të mundesh, sa më larg të mundesh. Jeta nuk është për të jetuar në të njëjtin vend”

Bricjapi
“Ty të është dhënë jeta; është detyra jote të gjesh diçka të bukur në të, nuk ka rëndësi sa e vogël është” (Elizabeth Gilbert)

Ujori
“Qëllimi në jetë është t’i ndihmojmë të tjerët. Dhe nëse nuk i ndihmojmë dot, të paktëm mos t’i lëndojmë” (Dalai Lama)

Peshqit
“Gjëja më e bukur që mund të provosh, është të duash dhe të të duan” (Moulin Rouge).

MUND TË JU PËLQEJNË