Selena Gomez shkon në shtëpinë e Niall Horan me çantën përplot produkte ushqimore, pas dasmës së Justin Bieber.

Ata kanë nxitur thashetheme për raportet e tyre, pasi u panë bashkë në një darkë me miq, të enjten e kaluar, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Selena Gomez u vu re duke u nisur drejt shtëpisë së Niall Horan në Los Angeles, gjatë fundjavës.

Aktorja, 27 vjeç, mbante me vete një çantë plot me produkte ushqimore, ndërsa i afrohej shtëpisë së Niall të shtunën.

Selena ishte veshur me veshje sportive, ndërsa mbante një çantë “Louis Vuitton” mbi supe.

Selena dhe Niall janë miq tash e një kohë të gjatë, ndërsa më parë kanë qarkulluar thashetheme për një romancë mes tyre.

Spekulimet rifilluan sërish javën e kaluar, pasi Niall u pa pranë saj bashkë me një grup miq. Burime të afërta me dyshen thanë se ata nuk janë në lidhje, por vetëm miq.

Shëtitja e Selenës me Niall erdhi pak ditë pasi ish-i dashuri i saj, Justin Bieber u martua për herë të dy me Hailey Bieber në Karolinën e Jugut.

MUND TË JU PËLQEJNË