fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Serbët e Kosovës votojnë në Serbi – Beogradi respekton vendimin e marrë nga institucionet kosovare

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kuvendi i Kosovës dje miratoi rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën gjatë një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur miratimin e kësaj rezolute.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës. Kundërshtime lidhur me këtë qëndrim pati nga shtetet e QUINT-it, shkruan Telegrafi.

Në hapje të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se nuk është kundër të drejtës së votës së qytetarëve serbë kosovarë me dy shtetësi duke thënë se votimi mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Ai në anën tjetër ka kundërshtuar idenë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

“Një praktikë e gabuar e vendosur nëpër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë”, tha Kurti.

E pas miratimit të kësaj rezolute nga Kuvendi i Kosovës, në Serbi u mor vendim që qytetarët serb të cilët jetojnë në Kosovë të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

Siç raportojnë mediat serbe, në gjithsej 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova, të cilët do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë.

Kujtojmë se sot në Serbi do të votohet për ndryshime në Kushtetutën e këtij vendi lidhur me gjyqësorin. Siç raportojnë mediat serbe, tashmë janë hapur të gjitha vendovitmet.


Etiketa: KosoveserbetVotim

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Këtë verë shihemi në Shëngjin në “Mille Amici”, hotelin me 5 yje dhe njëmijë miq!

2 minuta më parë
Aktuale

Jashari: Baba Shaban e ka ditëlindjen sot, rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit

20 minuta më parë
Aktuale

“Asgjë nuk ka mbetur”: Mariupoli ‘mbledh copat’ pas luftimeve të ashpra për disa javë

38 minuta më parë
Lajme

Izrael dhe Zvicër: Konfirmohen rastet e para me li të majmunëve

43 minuta më parë
Aktuale

Aksiendet në Ferizaj, mbesin të lënduar pesë persona

1 orë më parë
Lajme

Vjehrra rreh nusen e djalit, e reja ia kthen me të njëjtën monedhë

2 orë më parë
Postimi tjetër

Afër 4 mijë raste aktive me COVID-19

Gjinovci: Ky referendum e ban Serbinë horë, krejt për shkak të Kosovës

Kameramani që i tregoi botës për Reçakun: Lotët më kanë shkuar, por kamerën nuk e kam lëshuar

TË FUNDIT

Këtë verë shihemi në Shëngjin në “Mille Amici”, hotelin me 5 yje dhe njëmijë miq!

2 minuta më parë

Shqipëria tashmë ka krijuar traditen e turizmit bregdetar, kjo falë investimeve kapitale në fushën e hotelerisë, stafeve të shkolluara në...

Jashari: Baba Shaban e ka ditëlindjen sot, rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit

20 minuta më parë

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar Shaban Jasharin, në ditën e lindjes së tij. Duke iu referuar si Baba...

Tipik shqiptarë, Ilir Shaqiri e nisë të dielën me ‘qaj rusi’

32 minuta më parë

Ilir Shaqiri është një nga artistat më të preferuar nga shqiptarët. Balerini që e fitoi çmimin e madh të "Big...

“Asgjë nuk ka mbetur”: Mariupoli ‘mbledh copat’ pas luftimeve të ashpra për disa javë

38 minuta më parë

Rrënojat e ndërtesave të djegura qëndrojnë mes gjelbërimit në atë që ka mbetur nga qyteti portual ukrainas i Mariupol. Bëhet...

Izrael dhe Zvicër: Konfirmohen rastet e para me li të majmunëve

44 minuta më parë

Izraeli dhe Zvicra janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëve, duke e çuar numrin...

Mësoni kohën e saktë të ushqimit që kërkon për t’u tretur

1 orë më parë

Nëse konsumoni shumë ushqime që treten lehtë, atëherë do ta gjeni veten duke ngrënë më shpesh dhe më shumë sesa...

MË TË LEXUARAT

Semi Jaupaj zbulon datën e publikimit të këngës “Ani”

Jeni pa disponim – Këto 5 lëvizje mat do t’ju ndryshojnë humorin

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq nesër e viziton Kosovën

Ministria e Shëndetësisë del me raportin 24 orësh të rasteve me COVID

Në 23 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, organizohet vizitë në shtëpinë muze që mban emrin e tij

Historianët e Deçanit: Kisha në pronën e UP-së të shndërrohet në Muze të Holokaustit

Ariana merr urim të veçantë nga bashkëshorti dhe vjehrra

Këto janë mënyrat për të ndryshuar fatin

Qau para mjekut, 23 vjeçares ia faturojnë lotët në faturë

Gjendet pa shenja jete një 12-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se kreu vetëvrasje

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint