Vala

Është duke vazhduar intervistimi i ish kryeshefit ekzekutiv të PTK-së Shyqeri Haxha nga komisioni hetimor parlamentar.

Sërish janë përplasur deputetja e PDK-së Blerta Kodra Deliu me ish kryeshefin e PTK-së Shyqeri Haxha, pasi ky i fundit e ka akuzuar Deliu-Kodrën se i ka kërkuar atij që t’ia punësojë një familjar në PTK.

Deliu- Kodra ka mohuar edhe njëherë se ka ndodhur një gjë e tillë.

“Unë edhe një herë po kërkoj sqarim. Se ju z.Haxha keni thënë një pa të vërtetë të madhe edhe me sqaruar se a jemi taku ndonjëherë përveç në kohën sa kam qenë si gazetare”, tha Deliu.

Ndërsa Shyqeri Haxha është betuar në Zot se Deliu-Kodra i ka kërkuar që t’ia punësojë një familjar dhe se një kërkesë e tillë ka ndodhur gjatë një manifestimi të PTK-së.

“Mos e merrni shumë personale. Unë çdo gjë që e them këtu është e vërtetë. Jo vetëm rasti që përmenda ka raste edhe tjera që kanë ardhë edhe kanë kërkuar. Unë nuk kam ardh me e goditë sot askënd. Kjo është thënë në një manifestim të PTK-së . Shuj leje atë punë. Pasha Zotin je ardh je afru edhe ke kërkuar “,i tha ai.

Deliu-Kodra nga ana tjetër ka thënë se do ta padisë për shpifje Haxhën.

“Me bindje të plotë e them se nuk jemi takuar asnjëherë. Ju sot keni shpif. Unë e marr personale, se nuk ua të bëhem objekt i medieve, është në pyetje kredibiliteti im dhe familjes time. Dua që këta përfaqësues kur vijnë të raportojnë të jenë të sinqertë. Unë nuk kam kërkuar asnjëherë të punësohet, dhe nuk jam njohur me Z. Haxhën. Unë jam lënduar se është plotësisht e pavërtetë. Po më vjen turp që sot u shndërrua në betejë mes meje dhe teje. Unë do të iniciojë padi. Unë nuk kam qenë asnjëherë në manifestime të PTK-së”, tha Deliu-Kodra.

MUND TË JU PËLQEJNË