Shakira dhe Pique ishin padyshim më të përfolurit e këtij viti në showbizin botëror.
Ish-çifti që tronditën publikun me ndarjen e tyre dhe ngjarjet më pas, vazhdojnë të përfliten dhe të përcillën në çdo hap të tyre.
Lajmi i fundit nuk është aspak i mirë për futbollistin, i cili tashmë ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë.
Pique ka mundësi të përballet me ‘’torturën’’ për ta mbajtur të stampuar emrin e Shakirës në fanellën e tij.
Ekipi spanjoll mbajti emrin e reperit kanadez Drake në pjesën e përparme të fanellave të tyre gjatë El Clasico-s së javës që lamë pas, i cili bëri bujë në gjithë botën.
Tani, Spotify mund të vazhdojë të nxjerrë në pah artistë të suksesshëm herë pas here.
Sipas mediave spanjolle, një marrëveshje është shumë afër mbylljes, e cila do të konfirmojë Shakirën si një nga artistët e ardhshëm që do të shfaqet në fanellën e Barcelonës.