Vala

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Skenderajt.

Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në Kopiliq të Epërm të Skenderajt.

Njëri nga ta ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është lënduar.

Sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

MUND TË JU PËLQEJNË