Ju jeni në lidhje që një kohë dhe të dy jeni mësuar me njëri – tjetrin.

Marrëdhëniet në dashuri po ashtu i keni të mira. E gjithë kjo është mirë, por si ta dini se lidhja juaj është ndërtuar për zgjatur më shumë.

Ja se si mund të i identifikoni shenjat:

Mbështetja e njëri tjetrin, pa marr parasysh rrethanat

Si e mbështetni njëri – tjetrin në kohë me stres dhe pa stres, mund të zbuloj shumë se a jeni bërë për të qenë së bashku. Ju duhet të mbështetni njëri – tjetrin jo vetëm në gjendje pozitive, por e rëndësishme është mbështetja e njëri tjetrin në kohë krize, raporton “Femina”, transmeton lajmi.net.

Krenaria nuk është asnjëherë problem

Ju në mënyrë të lehtë i kërkoni falje nëse e lëndoni njëri tjetrin në një mënyrë apo tjetrën. Ju nuk pritni me ditë të tëra, për të parë se cili po e thyen heshtjen fillimisht, ju jeni gati ta pranoni dhe partneri juaj nuk do ju gjykojë.

Jeni dëgjues shumë i mirë

Të dëgjoni njëri tjetrin, është mënyra më e mirë për ta zbutur konfliktin. Nëse i kushtoni vëmendje njëri tjetrit, është një mënyrë shumë e mirë që ju e prezantoni te njëri- tjetrin.

I jepni hapësirë njëri-tjetrit

Të jeni të përkushtuar ndaj njëri tjetrit, nuk nënkupton që duhet patjetër të jeni 24 orë në kontakt dhe së bashku. Në vend të kësaj ju i leni hapësirë të dashurit dhe të dashurës. Nëse njëri prej jush e kërkon, ju nuk duhet të mbani inat, por e mbështetni dhe i lejoni hapësirë.

MUND TË JU PËLQEJNË