Mashkulli i interesuar do ta zgjasë dorën dhe ta prekë tuajën, që të kuptojë se si do të reagojë prekja e tij dhe të kuptojë nëse ju pëlqen ose jo.

Komunikimi joverbal zbulon më shumë sesa fjalët. Në fillimin e lidhjes asnjë mashkull nuk do t’ju tregojë se është i çmendur pas jush, por sjelljet e tij dhe gjuha e trupit i tregojnë ndjenjat e vërteta të tij.

Jua prek dorën

Mashkulli i interesuar do ta zgjasë dorën dhe ta prekë tuajën, që të kuptojë se si do të reagojë prekja e tij dhe të kuptojë nëse ju pëlqen ose jo. Ai në fakt do të mundohet që të realizojë kontakt fizik çdoherë që do t’i jepet mundësia. Dhe ai në bazë të reagimit tuaj edhe do ta kuptojë nëse do të hedhë hapin tjetër ose jo.

Ju kap për dore kur ka njerëz

I dashuri i ri e vendos dorën e tij në pjesën e poshtme të shpinës ose ju kap për dore kur kaloni me të në ndonjë vend që ka shumë njerëz, që të mos humbeni. Me këtë ai tregon se është i interesuar për ju, pasi meshkujt tregojnë interes me sjelljet e tyre mbrojtëse. Po ashtu ai me këtë dëshiron t’ua bëjë me dije vardisësve tjerë potencialë se ai është me ju dhe se duhet të qëndrojnë sa më larg teje.

Ulet pranë jush

Në takimet e para ai ulet përballë jush, por kur gjërat do të fillojnë të bëhen më serioze ai do të ulet pranë jush, pasi ashtu do t’ju ndiejë më të afërt.

MUND TË JU PËLQEJNË