Futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda, feston sot 25-vjetorin e lindjes. Sulmuesi i cili aktualisht është pjesë e Osijekut, po i kalon këto ditë të ështira në karantinë, me të dashurën e tij, Oriola Marashi.
Ky fakt është zbuluar nga postimet në ambientet e përbashkëta që Erosi dhe Oriola kanë bërë në “Instastory”.
Fillimisht futbollisti nga Gjakova, postoi një foto të tortës të përgatitur në kushte shtëpie nga modelja, ndërkohë që më pas Oriola e detyroi 25-vjeçarin të vishte një kostum sportive lejla dhe të vendoste një palë syze ku shkruhej “Happy Birthday”.
Ky fakt është zbuluar nga Grezda, i cili ka postuar foton dhe ka shkruar: “Më veshi me zor”.