Një regjistrim gjatë fjalimit të guvernatorit Iranian Abedin Khorram, është bërë virale në rrjetet sociale.
Në mes të fjalimit, një burrë ngjitet në skenë, i afrohet guvernatorit dhe e godet me grusht në kokë, transmeton Indeksonline.
Sipas Daily Mail, ky person dyshohet se e rrahu sepse ai e kishte vaksinuar gruan e tij – një mjek i gjinisë mashkullore gjë e cila e kishte penguar atë duke shfaqur xhelozinë mes publikut.
Sigurimi veproi me shpejtësi derisa guvernatori vazhdoi fjalimin.
“Nuk e kam idenë se kush është ai. Por kjo është një gjë e vogël për mua. Në Siri, ata më fshikulluan, më rrahën, me mbajtën një armë në kokë…Pra, gjëra të tilla nuk më shqetësojnë shumë- tha ai.