fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shkëlzen Sopjani: S’ besoj se ambasadori Hovenier e ka informuar Kurtin më shumë sesa AKI-ja për situatën në veri

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ish-inspektori i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku kishte thënë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Jeff Hovenier, e kishte informuar për diçka që ai nuk kishte qenë në dijeni.

Por, kjo deklaratë e të parit të Qeverisë së Kosovës, për ish-inspektorin është e çuditshme.

Ai nuk beson se ka mundur të ketë diçka shtesë në informacion ma shumë sesa që i ka dhënë AKI-ja Kurtit.

“Amerika qenka e fortë. Ne e kemi ditur këtë punë shumë më herët, por tani është mirë që edhe Qeveria e Kosovës është duke e ditur, sepse një herë këta të fundit ia filluan me Bashkimin Evropian edhe i lanë anash SHBA-të. Por, tani përsëri janë rikthyer nga Amerika. Edhe në fund iu dashtë një takim me ambasadorin për të marrë një vendim, që është dashur të merret më herët”, ka deklaruar Sopjani, në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Më tej, ai ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit nuk ka qenë aspak e mirë, pasi sipas tij, kjo demotivon zyrtarët e sigurisë së Kosovës.

“Zyrtarët e sigurisë së Kosovës e bëjnë një punë shumë të madhe, sepse ata i japin informata në kohë ”, ka theksuar ai.

Ndërkohë ai ka rrëfyer përvojen e tij me AKI-në, ku ka thënë se këta të fundit janë ballafaquar me sfidat shumë më të mëdha. Edhe atëherë ka qenë veriu, por, përveç kësaj ata kanë pasur edhe sfidën e terrorizimit në 2015-tën dhe ia kanë dalë mbanë.

“Nuk ka pasur problem asnjëherë AKI-ja në dhënien e informacionit, aty ku është dashur të informohet. Të njëjtit agjentë janë, nuk ka ndryshuar diçka”, ka përfunduar ai.

Sopjani ka folur për sigurinë në veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë për targat e paligjshme “KM”, ku ka thënë se ky vendim ka prodhuar vetëm degradimi të sigurisë në katër komunat veriore të vendit, pasi serbët lokalë i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës.

Sipas ish – inspektorit të AKI-së, me sigurinë kombëtare nuk bën të bëhet aventura.

“Dy muajt e fundit nuk kanë qenë të suksesshëm për Republikën e Kosovës, as deklaratat as vendimet, as vendimet pas vendimeve, asgjë, thjeshtë ka pasur degradim të sigurisë”, ka deklaruar Sopjani, duke i replikuar deputetit të pozitës, Enver Dugolli, i cili ka thënë se Kosova pas 20 vitesh ka filluar ta shtrijë sovranitetin në veri dhe se ka forcuar sigurin atje.

Më tej, Sopjani ka sqaruar se si ka ardhur ky përkeqësim i situatës.

“Degradimi ka ardhur si pasojë e vendimeve të pamatura mirë, ku si rezultat e kemi EULEX-in i cili patrullon në katër komunat veriore të Kosovës”, ka theksuar ai, duke shtuar se “deri më tani Policia e Kosovës ka qenë primare, pastaj institucionet e tjera, ndërsa tani atje kemi EULEX-in si forca e par e reagimit”.


Etiketa: Shkëlzen Sopjani

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Osmani ankohet te ndërkombëtarët: Shumë pak presion po i bëhet Vuçiqit

11 minuta më parë
Aktuale

Protestuesit brohorasin “Poshtë Zajednica”

1 orë më parë
Aktuale

Ambasada amerikane deklarohet për takimin e sotëm në lidhje me Asociacionin

2 orë më parë
Aktuale

23-vjeçarja masakron bashkë me kosovarin sozinë e saj që e gjeti në Instagram

2 orë më parë
Aktuale

Përfundon takimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane

2 orë më parë
Aktuale

“Rroftë populli shqiptar, rroftë Qeveria e Kosovës, Jemi bashkë kundër Zajednicës”

2 orë më parë
Postimi tjetër

Nuk mund ta imagjinoni se çfarë i sillni organizmit kur hani sardele të konservuara

Ambasadorët e BE-së çojnë përpara procesin e liberalizimit të vizave

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-lideri kinez Jiang Zemin


TË FUNDIT

Osmani ankohet te ndërkombëtarët: Shumë pak presion po i bëhet Vuçiqit

11 minuta më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar një intervistë me gazetën austriake Profil për t’u ankuar te partnerët ndërkombëtarë se...

Pas kërcënimeve të Oltës, reagojnë të afërmit e Efit, ja çfarë shkruajnë

17 minuta më parë

Kërcënimet e Olta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother Vip” se do të nxjerrë çfarë di për jetën jashtë të...

Muaji Shkurt sipas Merit: Luanët të mbajnë hudhër me vete, Gaforret ‘notojnë’ në para…ja shenjat e tjera

30 minuta më parë

Muaji i dashurisë dhe i fundit i dimrit fillon bukur me një hënë të bukur erotike në Luan që na...

Lëngu që zgjat jetën. Ushqimi i shëndetshëm i shekullit

39 minuta më parë

Keni dëgjuar për kefirin? Bëhet fjalë për një produkt unik bulmeti, një nga më të pasurit me probiotikë në të...

Pse e vumë re shumë vonë asteroidin që e humbi për pak Tokën?

46 minuta më parë

Zbulimi i një asteroidi me madhësinë e një kamioni të vogël vetëm disa ditë para se të kalonte pranë Tokës...

Tuna e gjen parajsen në tokë, i dergon edhe fëmijët

53 minuta më parë

Së fundi, Tuna reagoj ndaj ish bashkëshortit të saj, Patrisit, duke e akuzuar për mos kujdes ndaj fëmijëve. Por, këngëtarja...

MË TË LEXUARAT

Wanda dyshohet se tradhtoi Icardin me një tjetër ish-lojtar të Interit

Të ndarë por në urimin e ditëlindjes për të birin, Fatma nuk e harron as Alfion

Kaq special e paska mikrofonin Edona Llalloshi

Kishte hyrë për të bërë dush, ky është reagimi i Kiarës kur e shikon Luizin zhveshur në banjë

Mëngjes ideal për pak minuta, smoothie me banane dhe kivi

Qeveria merr vendim t’i ndajë shtesat për muajin janar për punëtorët e sektorit publik

Gëzimja ekspozon barkun e fryrë me këtë pozë

Maestro dyshoi në besnikërinë e tij, Luizi: Unë desha ta vendos në qendër të vëmendjes

Si ta shpëtoni telefonin e rënë në ujë

Kek i butë me çaj mali dhe arra

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist