Femrat të cilat nuk janë të martuara dhe nuk kanë fëmijë janë në mesin e njerëzve më të lumtur në botë, sipas një psikologu të suksesshëm.

Veç kësaj, femrat beqare dhe pa fëmijë janë më të prira të jenë më të shëndetshme dhe të jetojnë më gjatë se tjerët, ka shtuar profesori Paul Dolan, transmeton Telegrafi.

Dolan është ekspert i shkencave të sjelljes në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe autor i librit “Happy Ever After”.

Ai ka thënë se të dhënat e fundit janë indikatorë se matjet tradicionale të suksesit social si martesa dhe të qenit nënë, jo domosdoshmërish kanë të bëjnë me nivelet e lumturisë.

Përderisa meshkujt me të vërtetë “qetësohen” apo “rehatohen” posa të martohen, duke marrë më pak rreziqe personale dhe duke fituar më shumë para në punë, e njëjta gjë nuk vlen për femrat.

MUND TË JU PËLQEJNË