Ju kujtojmë: në ditëlindjen e saj të 28-të, e pëlqyera e skenës së shoubizit, e njohura dhe tashmë, e kërkuara biznismene, vajza me epitetin- femra e artë , Shkenda Dubova, pranoi propozimin e të dashurit të saj për fejesë, shkruan Kosovarja.
Mirëpo, lidhja e tyre përfundoi vite më vonë,sepse, çifti u ndanë. Në prill të vitit 2018, Shkenda dhe i dashuri i saj, u fejuan gjatë festës së saj të ditëlindjes.
Pas dy vitesh fejesë filloi të flitej lart e poshtë, që ajo dhe i fejuari ishin ndarë. Thashetheme këto që i konfirmoi sipërmarrësja e Qendrave të njohura të dobësimit dhe jo vetëm në Kosovë.
“Është e vërtetë që më me Labin nuk jemi bashkë, ka disa muaj që veç ka përfunduar lidhja jonë”, thotê Shkenda.
Më pas, ajo foli edhe për arsyet që e dërguan çiftin drejt ndarjes.
“Ndoshta edhe lidhja e gjatë e bën të veten, për arsye se, lidhja e gjatë kërkon fëmijë, kërkon edhe familje. Dihet , se fëmija është gjithmonë mbarësi dhe ndoshta ndryshon gjithçka.
Ne, ndoshta edhe nuk kemi qenë të gatshëm për me u bë prindër. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja kryesore. Nuk besoj se ka qenë diçka e ndonjë tjetër”.
Gjatë intervistës së saj dhënë emisionit Prive , Kur u pyet se, ku mbeti unaza e diamantit, Shkenda tha se , ia ktheu mbrapsht ish të fejuarit të saj, ashtu siç e do zakoni. Sipas saj ajo unazë më nuk kishte atë vlerë, ndonëse prej diamanti. /Kosovarja/