Tërmeti katastrofik tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, duke lënë pas 50 viktima, mbi 700 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Kjo ngjarje e rëndë preku zemrat e gjithë shqiptarëve në mbarë botën, shkruan “Kosovarja”.

Në gjithë këtë dhimbje, solidariteti dhe gadishmëria jashtëzakonisht e madhe e njerëzve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, sikur e zbuti pak situatën.

Bashkimi i shqiptarëve në mabrë botën për një qëllim ka qenë impresionues duke bërë që të hapen zemrat e shumë njerëzve.

Politikanë, kënëgatrë, aktorë, pensionist e deri fëmijët, janë bërë pjesë e këtij aksioni të madh humanitarë për vëllëzërit e motrat në Shqipëri.

Edhe këngëtarja e mirënjhur Shkurte Fejza ka kontribuar duke iu dalë në ndihmë të prekurve nga termeti.

Në një video që ndau në Instagram këngëtarja shihet në mesin e shumë banorëve, kryesisht fëmijë për të clët me gjasë ka dërguar dhurata./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË