Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka arritur të shpëtojë edhe një fëmijë 3-vjeçar në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Shoqata e cila ka publikuar video nga vendi i ngjarjes.
“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sotë në ditën e 10 pas tërmetit shpëtimi i vogëlushes 3-vjeqare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.
Kujtojmë se dje Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova në Turqi ka shpëtuar edhe një person tjetër nga rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë, teksa janë duke vazhduar kërkimet për trupa të tjerë.
Për këtë rast, dje për lajmi.net ka folur anëtari i kësaj shoqate, Fanol Shala.