Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i frustruar me mos përfilljen e rekomandimeve të IKSHPK’së në takimin e sotëm mes Presidentit dhe përfaqëuesve të partive politike.
Ahmeti ka shkruar se mos bartja e dorëzave, maskave dhe mos mbajtja e distancës sociale është dështim nga akterët politik në takimin e mbajtur sot, raporton Gazeta Express.
“Ku I keni maskat, dorëzat, distancën. Çfarë shembulli. E mandej gjendje e jashtëzakonshme. Dështim i madh”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndërkaq, në takimin e zhvilluar sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka dëgjuar të gjitha qëndrimet e partive politike të cilat ishin kundër shkuarjes në zgjedhje të reja, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do t’i japë mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja.