Vala

Dikush e ka gjetur atë dhe dikush ende shpreson ta takojë: po flasim për shpirtin binjak! Ata që e takojnë thonë se menjëherë e kuptojnë se kanë gjetur një person me të cilin ndiejnë një lidhje të veçantë dhe të pazgjidhshme.

Horoskopi mund të na tregojë shenjën e mundshme zodiakale të shpirtit tonë binjak.

Dashi: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Binjakëve. Për një person si ju, i cili i do sfidat dhe aventurat, është shumë stimuluese që të ketë në krah një person kameleonik dhe të paparashikueshëm si Binjakët. Kureshtja e Binjakëve dhe pasioni juaj përbëjnë së bashku një përzierje shpërthyese, pa të cilën asnjëri nga të dy nuk mund t’ia dalë. Binjakët arrijnë t’iu mbajnë lart dhe ju arrini që mos ta mërzisni me kthesat e vazhdueshme që ngjyrojnë ditët e dashurisë dhe lumturisë. Seksi është dinamik!

Demi: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Gaforres. Të dy i jepni një vlerë të madhe familjes dhe preferoni një mënyrë jetese të rehatshme. Gaforrja e di se si të respektojë kohën tuaj dhe në krahët tuaj ndihet i sigurt dhe i mbrojtur, duke gjetur më në fund ekuilibrin e tij emocional.

Ju ndërkohë gjeni te Gaforrja të gjithë butësinë dhe ngrohtësinë që janë të nevojshme për ta mbajtur zjarrin e pasionit të gjallë. Poshtë çarçafëve nuk njihni limite dhe të dy lini mënjanë çdo formë të vogël të përtacisë.

Binjakët: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Peshores. Të dy jeni shenja të Ajrit dhe keni një vizion shumë të gjerë të dashurisë, në çdo aspekt të tij. Binjakët arrijnë të jenë të disponueshëm edhe përballë despotizmit tuaj. Përveç tërheqjes së fortë fizike, gjithashtu ju bashkon edhe një përputhje fantastike mendore që inkurajon dialogun dhe ju lejon t’ia dilni pa thënë gënjeshtrat e zakonshme. Të dyve ju pëlqen të bisedoni edhe poshtë çarçafëve.

Virgjëresha: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Bricjapit. Ajo që ju bashkon është elementi juaj: Toka. Ju të dy doni një marrëdhënie serioze, të qëndrueshme dhe që të zgjasë në kohë. Për ta bërë atë të fundit ju jeni të gatshëm për sakrifica të mëdha. Bricjapi e do ndjenjën tuaj praktike dhe ju pëlqeni tek ai aftësinë e tij organizative në jetën e përditshme. Në menaxhimin e parasë nuk mund të dëshironi një person më të mirë në krah. Në sferën seksuale, pas disa kohësh, mund të arrini një bashkëpunim të mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË