Vala

Almeda ka treguar shumëçka rreth foshnjës së saj.

Almeda Abazi ka pak kohë që u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë Efehanin, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja shqiptare së fundi u përgjigj në pyetjet e ndjekësve, të cilët ishin kureshtar të dinin më shumë rreth vogëlushit.

“Efehan’it i flas dhe i kendoj vetem shqip”, shkruan ajo në përgjigjen për ndjekësin që i tha se a do ia mësojë ajo gjuhën shqipe djalit.

Ndërsa e pyetur se çfarë ndjenje është me qenë nënë, ajo shkroi “E papërshkrueshme”, duke premtuar se kur të rritet pak Efehani, do ta sjell në shqipëri.

MUND TË JU PËLQEJNË