Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Dua Lipa, po vazhdon së qëndruari në Shqipëri prej ku po tregon se pushimet po i kalon si asnjë herë më parë.
Pas vizitës që i bëri kopshtit për 300 fëmijë që po ndërtohet me mbështetje të fondacionit të saj dhe pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, artistja po i shijon pushimet në bregdetin shqiptar.
25 vjeqarja ka udhëtuar drejt vendeve të ndryshme turistike prej ku po ndanë momente të ndryshme argëtimi, shkruan “Kosovarja”.
Bukuroshja e ka çmuar jashtëzakonisht bukurinë e Butrintit, duke ndarë fotografi dhe video të ndryshme në Instagram.
“Shqipëria e bukur”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.
https://www.instagram.com/p/CSE4MEJMYlY/?utm_source=ig_web_copy_link